Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

1 Gjoni 5:1 - Ripërteritja

Ripereritja moenrgjiste
Nga Pastor Xhon Samson (John Samson)

"Kushdo që beson se Jezusi është Krishti, ka lindur prej Perëndisë." - 1 Gjoni 5:1

Në greqishten origjinale, kohët e foljeve në këtë varg janë shumë zbuluese. Një përkthim i fjalëpërfjalshëm lexon kështu: "Të gjithë ata që po vazhdojnë të besojnë (pisteuon, një kohë e tashme, veprim i vazhdueshëm) që Jezusi është Krishti kanë lindur (gennesanta, koha e kryer - një veprim tashmë i kryer me efekte që vazhdojnë) prej Perëndisë." Fakti që dikush aktualisht po vazhdon të besojë në Krishtin tregon që së pari ka lindur sërish. Besimi është provë e ripërtëritjes, jo shkaku i saj. Meqënëse si pendesa dhe besimi janë të mundshme për shkak të veprës së Perëndisë (ripërtëritja), të dyja quhen dhurata e Perëndisë në Shkrim. (Efesianët 2:8, 9; Filipianët 1:29; 2 Timoteu 2:24-26).

"Ripërtëritja ëshë ndryshimi shpirtëror i përpunuar në zemrën e njeriut nga Fryma e Shenjtë në të cilin natyra mëkatare e trashëgueshme është ndikuar kaq në mënyrë radikale, prirjet e tij kaq të ndryshuara, mendja e tij kaq e ndriçuar, dhe vullneti i tij kaq i çliruar saqë personi mund dhe do të përgjigjet ndaj Perëndisë në besim shpëtues dhe me dëshirë do të jetë në akordim me vullnetin e Perëndisë." - J. I. Packer


Përkthyer nga:http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/

Post a Comment

0 Comments