Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

Një Listë Kontrolli për të Rritur Fëmijët


Prinderimi, rritja e femijeve

Sot Unë:

__ Përqafova fëmijën tim dhe i thashë, "Të dua." (Lluka 15:20)

__ U luta specifikisht për fëmijën tim.

__ Dëgjova me kujdes kur fëmija im donte të fliste. (Mateu 18:5)

__ I kam lexuar fëmijës sim. (Fjalët e Urta 4:1-4)

__ Diskutova për Perëndinë me fëmijën tim. (Ligji i Përtërirë 4:9-10)

__ Prita bindje nga fëmija im. (I Timoteu 3:4)

__ Shfaqa durim me fëmijën tim. (I Korintasit 13:4)

__ Këndova ose dëgjova muzikë me fëmijën tim. (Psalmi 8:2)

__ Fola rreth babit/mamit të tij me respekt dhe dashuri. (Kolosianët 3:18-19)

__ Nuk prita një sjellje përtej aftësive të moshës së tij. (I Korintasit 13:11)

__ Ndëshkova mosbindjen e tij me masat e përshtatshme. (Jeremia 17:10)

__ E ndihmova fëmijën tim të mësojë diçka të re. (Lluka 2:52)

__ E inkurajova fëmijën tim të bëjë diçka për dikë tjetër. (Galatasit 6:10)

__ E mbrojta fëmijën tim nga e keqja dhe influenca të dëmshme. (I Korintasit 13:6-7)

__ E sfidova dhe e ndihmova fëmijën tim për të bërë diçka që ai mendonte se nuk mund ta bënte (I Thesalonikasit 5:14)

__ Nuk e ndëshkova fëmijën tim kur isha i inatosur. (Psalmi 103:8-14)

__ Shfaqa sjellje të mirë që fëmija im ta ketë si model. (Mateu 7:9-12)

__ E lavdërova fëmijën tim për një cilësi të karakterit. (Galatasit 5:22-23)

__ I lexova Biblën fëmijës sim. (II Timotu 3:15)

__ U luta me fëmijën tim. (Mateu 18:19-20)

__ Modelova vetëm atributet që unë dua që fëmija im të matet me to. (I Korintasit 4:16)

__ Qesha me (jo me të) fëmijën tim. (Romakët 12:15)

__ E falenderova fëmijën tim për diçka që ai bëri. (I Thesalonikasit 5:18)

__ I dhashë fëmijës sim disa përgjegjësi. (Titi 3:14)

__ Nuk fola negativisht për fëmijën tim në prezencën e tij. (Fjalët e urta 12:18)

__ Lavdërova dhe falenderova fëmijën tim më shumë sesa e kritikova atë.
   (Fjalët e urta 16:24)

__ Kërkova faljen e fëmijës sim kur isha gabim. (Jakobi 4:6)

__ E fala menjëherë fëmijën tim. (II Korintasit 2:7-8)

__ Gjeta kohën për të qënë vetëm me fëmijën tim. (Ligji i Përtërirë 6:7)

__ Nuk i bëra një premtim fëmijës sim që nuk mund ta mbaj. (Predikuesi 5:5)


Post a Comment

0 Comments