Në këto ditë fjala
kryesore është virusi i përhapur në shumë vende të botës
COVID-19, i quajtur ndryshe Koronavirus. Ky virus tashmë
është shpallur pandemi dhe ka ardhur edhe në Shqiperi. Në një
kohë kur numri i personave të infektuar por rritet, lëvizja e
njerëzve është kufizuar shumë, shkollat dhe ngjarje të ndryshme
janë anulluar, shumë njerëz i ka zënë frika dhe paniku. Por,
cila duhet të jetë përgjigjja e kishës? Si duhet të reagojnë
të krishterët? A duhet të na zërë paniku? A duhet të na pushtojë
frika?
Le të shohim shkurtimisht se çfarë bëri Martin Luteri kur u përball me një sëmundje epidemike në kohën e tij.
Në shekullin e
katërmbëdhjetë, Vdekja e Zezë ishte një murtajë epidemike
bubonike. Ajo u përhap aq shumë sa rezultoi në vdekjen e 50 milion
njerëzve në shekullin e 14-të, ose 60 % të të tërë popullsisë
së Evropës.
Kur Vdekja e Zezë
rifilloi përsëri në vitin 1527 në Gjermani, shumë njerëz i zuri
frika. Njerëzit po arratiseshin për të shpëtuar jetët e tyre.
Por, Martin Luteri dhe gruaja e tij Katerina, vendosën të qëndronin
në shtëpinë e tyre. Nuk është se ata po tregoheshin moskokëçarës
ndaj gjithë asaj që po ndodhte, por ishte një reagim i dashur i
ushqyer nga dashuria dhe i mbajtur nga besimi në Perëndinë e tyre
sovran. Në vend që të largoheshin, ata e kthyen
shtëpinë e tyre në një spital të improvizuar. Ata futën të
sëmurët, u kudesën për ta, dhe shfaqën mikpritje të vërtetë
të krishterë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre. Gjatë kësaj
krize, djali i tyre për pak sa vdiq.
Ndërsa Luteri dhe Keti u
shërbenin njerëzve, ata panë disa prej tyre të rikuperoheshin por
panë edhe shumë të tjerë të kalonin në përjetësi. Padyshim që
shumicës prej tyre Luteri u kishte predikuar në qytet gjatë
leksioneve dhe predikimeve të tij. Dhimbja do të ishte e madhe.
Kutërbimi i Murtajës së Vdekjes së Zezë ishte kudo në Vitenberg
dhe në Gjermani. Luteri, në atë kohë, jo vetëm që po i
qëndronte ballë Kishës së fuqishme Katolike Romane për shkak të
kundërshtimit të doktrinave të saj të rreme, por ai gjithashtu
qëndroi i fortë në mes të një sëmundje të tmerrshme.
Ishte ky sfondi dhe
ambjenti kur Luteri shkroi fjalët e himnit të tij, “Një Fortesë
e Madhe është Perëndia Ynë” e cila është një nga himnet më
të njohura në historinë e kishës. Ndërsa përballej me Murtajën,
ndërsa shihte Vdekjen e Zezë që e rrethonte, dhe mendonte për
brishtësinë e vetë jetës së tij (dhe jetët e familjes së
tij)—ai mendoi për muret e kështjellës dhe se si kishte gjetur
strehë. Pastaj ai konsideroi fjalët e Psalmit 46 dhe aplikoi të
vërtetat e mëdha të sovranitetit të Perëndisë në situatën e
tij të errët.
Disa nga fjalët e këtij himni janë:
Një Fortesë e Madhe
është Perëndia ynë,
Një Mburojë që kurrë nuk dështon;
Ndihmësi ynë në mes të përmbytjes...
Një Mburojë që kurrë nuk dështon;
Ndihmësi ynë në mes të përmbytjes...
Pavarësisht se çfarë
ndodh dhe me çfarë
përballemi, Perëndia ynë është një Perëndi sovran. Një
Perëndi i madh, i fortë, dhe Shkëmbi dhe Streha jonë!
Ashtu si Martin Luteri, le të gjejmë ngushëllim dhe strehë te Perëndia ynë, dhe të shohim nëse ka diçka që mund të bëjmë për njerëzit. Le të lutemi për ta dhe vendin tonë. Qëndrimi i duhur i një të krishteri është besimi te Perëndia dhe jo frika dhe paniku. Por megjithatë, kjo nuk do të thotë që si të krishterë nuk duhet të marrim masa, apo të mos ndjekim udhëzimet për parandalimin e saj.
Ashtu si Martin Luteri, le të gjejmë ngushëllim dhe strehë te Perëndia ynë, dhe të shohim nëse ka diçka që mund të bëjmë për njerëzit. Le të lutemi për ta dhe vendin tonë. Qëndrimi i duhur i një të krishteri është besimi te Perëndia dhe jo frika dhe paniku. Por megjithatë, kjo nuk do të thotë që si të krishterë nuk duhet të marrim masa, apo të mos ndjekim udhëzimet për parandalimin e saj.
Psalmi 46:1–3; 6-7
– Perëndia është për ne një streh dhe një forcë, një ndihmë
gjithnjë e gatshme në fatkeqësi. Prandaj ne nuk do të kemi frikë
edhe sikur toka të luajë dhe malet të hidhen në mes të detit,
dhe ujërat e tij të tërbohen dhe të shkumojnë, dhe malet të
dridhen në fryerjen e tij. (Sela)... Kombet do të ziejnë,
mbretëritë do të tronditen; ai dërgoi jashtë zërin e tij, toka
u shkri. Zoti i ushtrive është me ne; Perëndia i Jakobit është
streha jonë. (Sela)
0 Comments