E përshtatur
dhe e përditësuar nga
RICHARD BAXTER (1615-1691)
RICHARD BAXTER (1615-1691)
Nga Matthew
Vogan
Një jetë e shenjtë
është e prirur të jetë më e lehtë kur ne dimë rendin e
zakonshëm dhe metodën e detyrave tona – me çdo gjë që vete në
vendin e vet. Prandaj, do të jap disa drejtime të shkurtra për të
kaluar ditën në një mënyrë të shenjtë.
Gjumi
Llogarit kohën e gjumit
si duhet në mënyrë që të mos harxhosh orët e çmuara të
mëngjesit në amulli në krevatin tënd. Le të përputhet koha e
gjumit tënd me shëndetin dhe punën tënde, dhe jo në kënaqësi
plogështie.
Mendimet e para
Le të ketë Perëndia
mendimet e tua të para; ngri zemrën tënde drejt Tij me nderim dhe
falenderim për pushimin e shijuar natën e sapokaluar dhe hidhe
veten tënde mbi Të për ditën që ka filluar.
Familjarizoje veten kaq
vazhdimisht ndaj kësaj saqë ndërgjegjja jote mund të të
kontrollojë kur mendimet e para të vijnë. Mendo për mëshirën e
pushimit të natës dhe se sa shumë veta e kanë kaluar atë natë
në Ferr; sa shumë në burg; sa shumë në të ftohtë, sa shumë në
banesa të këqija; sa shumë po vuajnë nga dhimbjet agonike dhe
sëmundjet, të rraskapitur nga krevatët dhe jetët e tyre.
Mendo se sa shumë
shpirtra u thirrën atë natë nga trupat e tyre të tmerruar përpara
Perëndisë dhe mendo se sa shpejt ditët dhe netët po ikin! Sa me
shpejtësi do të vijnë nata dhe dita jote e fundit! Kqyr se çfarë
të mungon në përgatitjen e shpirtit tënd për një kohë të
tillë dhe kërkoje pa vonesë.
Lutja
Lutja jote në vetmi (ose
me bashkëshortin/en tënde) të ndodhë përpara lutjes së
përbashkët të familjes. Nëse është e mundur le të jetë e
para, përpara çdo pune të ditës.
Adhurimi familjar
Adhurimi familjar të
kryhet vazhdimisht dhe në një kohë kur familja të këtë më pak
gjasa që të ndërpritet gjatë tij.
Qëllimi përfundimtar
Mbaj mend qëllimin tënd
përfundimtar, dhe kur fillon punën e ditës ose kur i qasesh çdo
lloj aktiviteti në botë, le të shkruhet në zemrën tënde në
gjithçka që bën SHENJTËRIA
E PERËNDISË.
Mos bëj asnjë aktivitet
të cilin nuk mund t'ja atribuosh Perëndisë, dhe të thuash me të
vërtetë që Ai të bëri ta bëje, dhe mos bëj asgjë në botë
për asnjë qëllim tjetër përfundimtar se të kënaqësh dhe të
përlëvdosh Atë. "Nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha
i bëni për lavdinë e Perëndisë." - 1 Korintasve 10:31.
Përkushtim në
Thirrjen tënde
Kryeji detyrat e thirrjes
tënde me kujdes dhe me përkushtim. Kështu:
(a) Do të tregosh që nuk je i plogësht dhe shërbëtor i mishit (si ata që nuk mund të mohojnë shkujdesjen e tij), dhe ti do të vrasësh më tej të gjitha epshet dhe dëshirat e mishit që ushqehen nga shkujdesja dhe plogështia.
(b) Do të mbash jashtë mendjes tënde mendimet boshe, që mizërojnë në mendjet e personave të plogësht.
(c) Nuk do të humbasësh kohën e çmuar, diçka për të cilën personat e plogësht janë përditë fajtorë.
(d) Ti do të jesh në një rrugë bindjeje ndaj Perëndisë kur të plogështit janë në mëkatet e vazhdueshme të neglizhimit.
(e) Ti mund të kesh më shumë kohë për të kaluar në detyrat e shenjta nëse e bën me përkushtim punën tënde. Personat e plogësht nuk kanë kohë të luten dhe të lexojnë sepse ata humbasin kohë duke u vërdallosur në punën e tyre.
(f) Ti mund të presësh bekimin e Perendisë dhe sigurim të bollshëm si për veten ashtu edhe për familjen tënde.
(g) Gjithashtu mund të nxisë shëndetin e trupit tënd i cili do të rrisë aftësinë e tij për shërbimin e shpirtit tënd.
Tundimet dhe Gjerat që
Korruptojnë
Njih plotësisht tundimet
e tua dhe gjërat që mund të të korruptojnë – dhe ruhu kundër
tyre gjatë gjithë ditës. Veçanërisht, duhet të shohësh për
gjërat më të rezikshme që korruptojnë, dhe ato tundime që
shoqëria ose puna jote në mënyrë të pashmangshme do të
paraqesin përpara.
Ruhu kundër mëkateve të
mosbesimit: hipokrizinë, egoizmin, krenarinë, kënaqjen e mishit
dhe dashurinë e tepruar për gjërat tokësore. Ki kujdes se mos
tërhiqesh në një mëndësi tokësore dhe kujdeseve të tepërta,
ose planeve lakmitare për t'u ngritur në botë, nën pretekstin e
zellit në thirrjen tënde.
Nëse të duhet që të
bësh tregti ose të punosh me të tjerët, ji vigjilent kundër
egoizmit dhe të gjitha gëllënjkave të padrejtësisë. Në të
gjitha ndërveprimet e tua me të tjerët, ruhu kundër tundimeve të
bisedave boshe dhe të kota. Ruhu edhe nga ata persona që do të
tundojnë të inatosesh. Mbaj atë modesti dhe pastërti në të
folur që kërkojnë ligjet e dëlirësisë. Nëse bisedon me
lajkatuesit, qëndro në gatishmëri kundër krenarisë që fryhet.
Nëse bidsedon me ata që
të përçmojnë dhe të lëndojnë, forcoje veten kundër krenarisë
së paduruar dhe hakmarrëse.
Këto gjëra do të jenë
të vështira në fillim, në një kohë kur mëkati ka fuqi te ty,
por pasi të kesh rrokur një vetëdije të vazhdueshme të rrezikut
helmues të secilit prej këtyre mëkateve, zemra jote pa vështirësi
do t'i shmangë ato.
Meditimi
Kur je vetëm në punët e
tua, përmirësoje kohën në meditime praktike dhe të dobishme.
Medito mbi mirësinë e pafundme dhe përsosmëritë e Perëndisë;
Krishtin dhe shpengimin; Qiellin dhe se sa i padenjë je që do
shkosh atje dhe se sa e meriton mjerimin e përjetshëm në Ferr.
Motivi i vetëm
Cfarëdo që je duke bërë,
me të tjerë apo vetëm, bëje gjithçka për lavdinë e Perëndisë
(1 Korintasve 10:31). Përndryshe, është e papranueshme për
Perëndinë.
Shpengimi i Kohës
Vëri një vlerë të
madhe kohës tënde, ji i kujdesshëm që të mos e humbasësh atë,
aq shumë sikur të ishe duke humbur para. Mos lejo argëtimet e
pavlera, televizioni, e folura boshe, shoqëri jo dobiprurëse, ose
gjumi të të grabisë nga koha jote e çmuar.
Ki kudes t'i ruhesh atij
personi, veprimi ose rrjedhe të jetës që do të grabiste nga koha
jote ashtu siç do t'i ruheshe hajdutëve dhe vjedhësve.
Sigurohu që të të mos
zërë plogështia, por që po e përdor kohën në mënyrën më
dobiprurëse që mundesh dhe mos prefero një mënyrë më pak
dobiprurëse përpara një mënyre që ka dobi më të madhe.
Ngrënia dhe pirja
Ha dhe pi me moderim dhe
falenderim për shëndetin, por jo për kënaqësi jodobiprurëse.
Asnjëherë mos e kënaq oreksin tënd në ushqim ose pije kur ajo
është e dëmshme për shëndetin tënd.
Kujto mëkatin e Sodomës:
"Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma; ajo dhe bijat e
saj jetonin në krenari, në bollëkun e bukës dhe në një
plogështi të theksuar." - Ezekieli 16:49.
Apostulli Pal qau kur foli
për ata që "fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre
është barku, dhe lavdia e tyre është në turp të tyre – që e
çojnë mendjen vetëm në gjërat tokësore, duke qënë armiq të
kryqit të Krishtit" – Filipianëve 3:18-19. Atëhere mos jeto
sipas mishit që të mos vdesësh (Romakëve 8:13).
Mëkatet Mbizotëruese
Nëse ndonjë tundim
triumfon kundër teje dhe ti bie në ndonjë mëkat, menjëherë
vajto për të dhe rrëfeja Perëndisë; pendohu shpejt cilado qoftë
kostoja. Me siguri që do të të kushtojë më shumë nëse vazhdon
në mëkat dhe qëndron i papenduar.
Mos i shih lehtësisht
dështimet e tua të zakonshme, por rrëfeji ato dhe lufto kundër
tyre çdo ditë, dhe duke u kujdesur që të mos i përkeqësosh me
anë të mospendimit dhe mospërfilljes.
Marrëdhëniet
Mbaj mend çdo ditë
detyrat e veçanta të marrëdhënieve të ndryshme: qoftë si
bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, pronar, shërbëtor, pastor,
njeri, gjyqtar, person.
Mbaj mend që çdo
marrëdhënie ka detyrën e saj të veçantë dhe avantazhet e saj
për bërjen e disa të mirave. Perëndia kërkon që të jesh besnik
në këtë gjë si në çdo detyrë tjetër.
Mbyllja e Ditës
Përpara se të shkosh të
flesh, është e urtë dhe e nevojshme të shqyrtosh veprimet dhe
mëshirat e ditës që kaloi, në mënyrë që të jesh falenderues
për të gjitha mëshirat e veçanta dhe të përulesh nga të gjitha
mëkatet e tua.
Kjo është e nevojshme
për të ripërtërirë pendesat e tua si edhe vendosmërinë tënde
për bindje, dhe në mënyrë që të kqyrësh veten për të parë
nëse shpirti yt u rrit për më mirë apo për më keq, nëse mëkati
shkon poshtë dhe hiri shkon lart dhe nëse je më mirë i përgatitur
për vuajtje, vdekje dhe përjetësi.
U gdhëndshin këto
drejtime në mendjen tënde dhe u bëfshin praktika e përditshme e
jetës tënde.
Nëse i mban sinqerisht,
ato do të ndihmojnë drejt shenjtërisë, frytshmërisë dhe
qetësisë të jetës tënde dhe do të të japin një vdekje të
paqme dhe të qetë.
--------
--------
Të gjitha të drejtat të rezervuara.
0 Comments