Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

Lëvizja Feministe vs Gruas së Perëndishme

 


Ne ose mund te ndjekim modelin e Perendise per familjen ose mund te ndjekim levizjen feministe, e cila kundershton rolet dhe pergjegjesite e vecanta qe Perendia ka dhene per burrin dhe gruan duke i permbysur ato dhe ne kete menyre duke sjelle refuzimin nga grate te rolit te tyre te dhena nga Perendia, rebelimin e tyre, sensualizem, fokusim apo qenderzim te vetja e tyre, mosbindje ndaj burrave te tyre, thyerje marredheniesh, divorc, abuzim, shkaterrim te familjes, aborte, femije te braktisur, dhe sidmos ne shoqerite e zhvilluara moderne, ka shkuar edhe me tej tek shperfytyrimi i pamjes te bukur femerore (sic jane piercing e shumta apo modele te egra veshjesh dhe flokesh) dhe gjithashtu per te avancuar axhenden homoseksuale.

Ne radhe te pare, me lejoni te them qe pervec artikujve dhe postimeve per ti ndihmuar vajzat dhe grate te kuptojne rolet dhe pergjegjesite e tyre biblike te dhene nga Perendia kemi postuar artikull edhe per burrat, detyrat dhe pergjegjesite e tyre te medha ndaj gruas dhe familjes si udheheqesit shpirterore te saj. Ju ftoj te lexoni artikullin “Detyrat e Vecanta te Burrave ndaj Grave te tyre”.

Feminizmi meson qe nje familje duhet te kete nje femije, maksimumi dy. Ne shoqerine e sotme egoiste dhe me ne fokus vetveten femijet shihen si mallkim dhe si te padeshiruar. Mirepo Bibla thote krejt te kunderten. Te Zanafilla 9 vargu 7 Perendia i thote Noeut dhe bijve te tij, “Ju, pra, jini frytdhënës dhe shumëzohuni; rrituni me të madhe në tokë dhe shumohuni në të”. Eshte nje urdherim nga Perendia dhe vullneti i tij qe njerzit te shumezohen dhe te mbushin token. Te Psalmi 127:3 Fjala e Perendise thote: “Ja, bijtë janë një trashëgimi që vjen nga Zoti; fryti i barkut është një shpërblim.”

Kundrejt asaj qe feminizmi meson, sa me pak femije aq me mire (1 ose 2 femije), gruaja e perendishme do te perqafoje te verteten biblike qe femijet jane bekim nga Zoti. Ne kontrast nga levizja feministe dhe shoqeria e sotme egoiste qe i sheh si mallkim, ajo do i shohe si bekim. Megjithate ka raste, per shkak te arsyeve biologjike apo shendetesore, kur nuk eshte e mundur te ndodhe kjo gje dhe kjo eshte e kuptueshme.

Dicka tjeter qe Levizja feministe promovon me te madhe si nje e drejte themelore per grate eshte e drejta per te abortuar. Pra vrasja e femijes se palindur dhe te prambrojtur ne vendin ku supozohet se eshte me i mbojtur, ne mitren e nenes se tij. Aborti eshte vrasje, dhe cfare do qofshin rrethanat, asnjehere nuk eshte i justifikueshem. Pra, per rehatine dhe egoizimin e femres per te vazhduar me jeten e saj si me pare, vritet nje qenie e pafajshme dhe e pambrojtur. Dr. C Everett Koop ka thene: “Ne 36 vite ne kirurgjine pedriatike, nuk kam pasur asnje rast ku foshnja duhej te abortohej per te shpetuar jeten e nenes”.

Levizja feministe thote qe grate duhet te synojne qe te ngjisin shkallet e karrieres. Mirepo cfare kjo sjell eshte qe nuk mbetet shume kohe per familjen, per burrin dhe per femijet. Perendia e ka thirrur gruan te jete ndihme per burrin e saj. Zanafilla 2:18 thote: “Pastaj Zoti Perendi tha: Nuk eshte mire qe njeriu te jete vetem; une do ti bej NJE NDIHME qe i pershtatet”. Gruaja eshte thirrur te jete nje ndihme dhe mbeshtetje per burrin e saj, jo qe ti perkushohet karrieres dhe te neglizhoje burrin dhe familjen e saj. Dy kunguj ne nje sqetull nuk mund te mbahen. Ose do i perkushtohesh karrieres dhe do kalosh shume pak kohe per tu perkujdesur per burrin dhe femijet e tu ose do i perkushtohet me plot dashuri perkujdesjes se familjes, burrit dhe femijeve te tu te dashur.

Kjo nuk do te thote qe vajzat nuk mund te arsimohen. Ato mund te arsimohen por ceshtja eshte se ato vetem po trajnohen per karriere po nuk po e bejne veten gati dhe nuk po trajnohen per te qene bashkeshorte dhe nena. Fjala e Perendise te Titi 2:5 thote: “te jene mendjegjera, te delira, t'i kushtohen puneve te shtepise, te mira, te nenshtruara ndaj burrave te tyre, qe fjala e Perendise te mos blasfemohet”. 1 Timoteu 5:14 thote: “Dua, qe vejushat e rejate martohen, te lindin femije, te behen zonja shtepie...”. Fjala greke ketu ben fjale per te gjitha aspektet e administrimit te shtepise, jo vetem ne rritjen e femijeve. Shtepia eshte vendi ku nje grua e martuar permbush rollin e saj ne projektimin e Perendise.

Prishila bente tenda bashke me burrin e saj dhe Lidia ishte tregetare te purpurash (Vep. 16:14), dhe kjo tregon qe nuk eshte e gabuar qe grate te bejne para por pergjegjesia e tyre kryesore eshte ne shtepi. Ka shume gra qe bejne para nga shtepia nese kane nevoje per te ardhura shtese ose nese burrat duan qe ato te sigurojne por nuk eshte pergjegjesia e tyre per te siguruar per familjen. Nuk ka asnje varg ne Bibel qe i udhezon grate te bejne para dhe te sigurojne. Kjo eshte pergjegjesia e burrit e dhene qe nga fillimi dhe ai burre qe nuk siguron per familjen e tij eshte me keq se nje jobesimtar.

Levizja Feministe u meson vajzave qe te vishen si te duan dhe te duken sa me sensuale. Nese ti je e krishtere, ti nuk mund te vishesh si te duash dhe te kesh te njejtin qendrim sic kane jobesimtaret, por do deshirosh qe veshja jote te perlevdoje Perendine. Fjala e Perendise te 1 Timoteu 2:9 thote: “ne menyre te njejte dua qe edhe grate, te vishen hijshem, me cipe dhe modesti dhe jo me gersheta a me ar, a me margaritare, a me rroba te shtrenjta.” Grate ne kishe po jetonin nje jete te papaster dhe te perqendruar te vetja dhe kjo praktike ishte futur gjate sherbeses dhe kishte krijuar shperqendrim. Pali i ben thirrje Timoteut qe te merret me kete problem. Grate ne shekullin e pare shpesh vishnin margaritare, ose bizhuteri te tjera te shoqeruara me gersheta per te terhequr vemendjen te vetja e tyre dhe te pasuria dhe bukuria e tyre. E njejta gje ishte edhe per ato qe vishnin veshje te shtrenjta. Duke vepruar keshtu ato terhiqnin vemendjen te vetja e tyre, larg Perendise dhe duke bere qe grate e varfera te kishin zili.

Levizja feministe dhe shoqeria jone siperfaqesore i ve shume theks sot bukurise se jashtme dhe shume e shume vajza duke i besuar ato, lodhen dhe perpiqen kaq shume te duken bukur dhe te terheqin vemendjen. Mirepo Zoti nuk shikon pamjen e jashtme por zemren, dhe nje grua e perendishme dhe feminiteti biblik do kerkoje me shume te kete karakter te bukur, virtytshmeri, te jete e perendishme, dhe ti pelqeje Zotit ne cdo gje se sa te fokusohet vazhdimisht me pamjen e saj.

1 Pjetri 3:3-5 thote: “Gra... stolisja juaj te mos jete e jashtme, ajo e te gershetuarit te flokeve, ajo e te varurit te stolive te arta, a te veshurit e rrobave luksoze. Por njeriu i fshehur i zemres, stolisur me paprishjen e frymes se bute dhe te qete, i cili eshte shume i cmuar perpara Perendise. Sepse keshtu stoliseshin dikur edhe grate e shenjta, qe shpresonin ne Perendine, duke i'u nenshtruar burrave te tyre”. Denimi i Pjetrit ketu eshte preokupimi i vazhdueshem me te jashtmen ne vend qe te merren me karakterin. Cdo vajze dhe grua e krishtere duhet te perqendrohet ne zhvillimin e atij karakteri si Krishti. “Njeriu i fshehur i zemres” Kjo eshte bukuria qe nuk humbet kurre. “bute” dhe “qete” pershkruajne karakaterin e veprimeve te saj dhe reagimin ndaj burrit te saj dhe jetes ne pergjithesi. Ky njeri i fshehur i zemres eshte shume i cmuar perpara Perendise. Besimtaret duhet të kujdesen që e gjithë sjellja e tyre e jashtme t’i përgjigjet rrëfimit të tyre të krishterimit.

Isaia 3:16-24 na flet per grate te cilat i kushtonin shume rendesi pamjes se tyre te jashtme per te terhequr vemendjen dhe qe ishin provokuese dhe per gjykimin qe Zoti do te derdhte mbi to, "Zoti thotë akoma: "Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre, Zoti do të godasë me zgjebe majën e kokës së vajzave të Sionit dhe Zoti do të nxjerrë në shesh turpet e tyre. Atë ditë Zoti do të heqë stolinë e unazave të kyçeve të këmbës, diejtë e vegjël dhe hënëzat, vathët, byzylykët dhe velot, çallmat, zinxhirët e vegjël te këmbët, rrypat e brezit, enët e parfumeve dhe hajmalitë, unazat, xhevahiret për hundë, rrobat për festë, mantelet e vogla, shallët dhe çantat e vogla, pasqyrat, këmishëzat, kapuçët dhe robëdëshambrët. Dhe do të ndodhë që në vend të parfumit të ketë kalbësira, në vend të brezit një litar, në vend të kaçurelave shogësi, në vend të një veshjeje të kushtueshme një thes i ngushtë, një damkë zjarri në vend të bukurisë.

Fjalet e urta 31:30 thote: “Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.”

- Dhe flokët e gruas janë një mbulesë natyrale, dhe t'i mbajë ato të gjata është lavdi për të. 1 Korintasit 11:15 thote: “Por në qoftë se gruaja i ka flokët të gjata, kjo është lavdi për të”


Virtytet e Nje Gruaje e Perendishme - Fjalet e Urta 31:10-31


Vargjet 10-12 pershkruajne martesen e saj.


10 Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

- Nje grua e forcuar prej urtesise dhe hirit dhe frikes nga Perendia. Nje gua me kurajo, e devotshme dhe e zellshme dhe nje ndihme per burrin e saj. Por grate e mira jane shume te rralla.


11 Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

- Ai beson në sjelljen e saj, që ajo do të flasë në të gjitha shoqëritë dhe do të veprojë në të gjitha çështjet, me urtësi dhe maturi, në mënyrë që të mos i sjellë atij asnjë dëm apo turpërim. Ai beson në besnikërinë e saj ndaj interesavetë tij dhe se ajo nuk do t’i harrojë kurrë këshillat e tij dhe as nuk do të ketë ndonjë interes të ndryshëm nga ai i familjes së tij.


Vargjet 13-24 pershkruajne sjelljen e saj


12 Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

- ajo nuk lodhet me shërbimet e mira që i bën atij.


13 Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.


14 Ajo u përngjan anijeve të tregëtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

- Grate e shkelqyera do te shkonin larg per te siguruar ushqimin me te mire per familjet e tyre. Atë që nuk e prodhon toka e saj, ajo mund ta sigurojë vetë, nëse i jepet mundësia për këtë, duke shkëmbyer mallrat e saj për të dhe kështu e sjell ushqimin e saj nga larg. Kjo jo se ajo i vlerëson më shumë gjërat që merren nga larg, por, sado larg të jenë, nëse asaj i duhen patjetër, ajo e di se ku t’i sigurojë.


15 Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhërat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

- Gruaja e virtytshme e do punën e saj më shumë sesa rehatinë e vet ose kënaqësinë e vet, kujdeset

që të gjendet në detyrën e saj në çdo orë të ditës dhe ndien vërtet më tepër kënaqësi që i ka ndarë

ushqimin familjes së saj herët në mëngjes.


16 Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

- Ajo konsideron se çfarë përfitimi do të jetë për familjen dhe për çfarë dobie të mirë do të kthehet, prandaj ajo e blen atë. Ajo nuk shpenzon para e as hyn në borxh, për ta bërë këtë, por ajo e bën këtë me ato para që ka mundur të kursejë nga fitimet e punës së saj shtëpiake.


17 Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

- Ajo nuk e angazhon veten vetëm në një punë që punohet ulur, ose në atë që është vetëm një punë e bukur e gishtërinjve (ka punë që thuajse janë njëlloj si të mos bësh asgjë), por, nëse ka raste, ajo do të bëjë atë punë që kërkon të gjitha forcën që ka, të cilën ajo do ta përdorë si dikush që e di se kjo është rruga për të pasur më shumë.


18 E kupton që tregëtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

- Ate qe ajo ben per familjen, per rrobat, ushqimin dhe pasurine ishte e mire i shkon mbare. Ajo punon aren gjate dites (v.16) dhe end gjate nates (v.19), ajo ngihej heret perpara agimit per te pergatitur ushqimin (v.15) duke mbajtur keshtu nje rend dite para agimit deri pas mbremjes per tu kujdesur per shtepine e saj, e cila ishte prioriteti kryesor i saj ne jete. (Titi 2:5)


19 Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbat e saj zënë boshtin.

- Furka dhe boshti këtu përmenden si nderi i saj, ndërkohë që stolitë e vajzave të Sionit shihen për turpin e tyre (Isaia 3:18).


Vargjet 20-24 – Aktivitetet e saj, te shtyra nga prioriteti per t'u kujdesur per familjen e saj, rezultojne ne frytshmeri te shumefishuar per: 1) te varferit dhe nevojtaret (v.20), 2) vete shtepine e saj (v.21), 3) Veten e saj (v.22), 4) burrin e saj (v.23), dhe 5) tregetaret (v.24)


20 I shtrin dorën të varfërit dhe i jep dorën nevojtarit.

- Ajo planifikon po aq për të dhënë sa edhe për të marrë. Ajo shpesh u shërben të varfërve me dorën e vet dhe e bën këtë bujarisht, me gëzim dhe shumë dorëlëshuar, duke i ndihmuar. Jo vetëm që fqinjët e saj të varfër dhe ata që ka pranë, por i jep dorën nevojtarëve që janë larg, duke kërkuar mundësi për të bërë mirë dhe për të bërë bamirësi, gjë që është po aq e përshtatshme për rolin e saj si shtëpiake sa edhe çdo gjë tjetër që ajo bën.


21 Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

- Ajo gjithashtu siguron veshje të mira e të ngrohta për fëmijët e saj dhe uniforma për shërbëtorët e saj. Ajo nuk ka përse t’i frikësohet të ftohtit as të dimrit më të acartë, sepse ajo dhe familja e saj janë të pajisur mirë me veshje, të mjaftueshme për të mbajtur ngrohtë,


22 Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

- Ajo e mobilon mirë shtëpinë e saj dhe ka veshje të mira për vete dhe familjen e saj. Bën për vete sixhade për të dekoruar odat e saj dhe që të mund t'i përdorë ato. Rrobat e saj janë të pasura dhe të bukura: prej liri të hollë dhe të purpurta, sipas pozitës dhe sërës së saj, megjithëse ajo nuk është aq mendjelehtë sa të shpenzojë shumë kohë me veshjen e saj, as nuk stoliset me veshjen e saj, as nuk e mbivlerëson veten për këtë, megjithatë ka rroba të shtrenjta që i shkojnë kur i vesh.


23 Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

- Ne vend qe te jete nje pengese per burrin e saj, ajo e ndihmon ate. Ajo e ndikon ater per mire. Ai kryen punen dhe pergjegjesite e tij sepse nuk ka asnje merak nga martesa apo shtepia e tij.


24 Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

- Ajo gjen kohe per te bere rroba dhe per ti shitur.


Vargjet 25-27 pershkruajne karakterin e saj.


25 Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

- “Forca” dhe “Nderi” pershkruajne karakterin e gruas qe ka frike nga Zoti.


26 Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

- Ajo nuk eshte thjesht nje shtepiake e mire. Ajo udhezon familjen e saj me fjalet e urtesise. Ajo nuk flet thashetheme, ose shpifje, ose fjale te kota por flet ne nje menyre te kudesshme dhe me urtesi.


27 Ajo mbikqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

- Perkujdesja per shtepine dhe familjen eshte shqetesimi i saj kryesor. Ajo bën kujdes për të mbushur kohën e saj, që asnjë moment i saj të mos humbasë kot.


28 Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

- Ajo eshte e respektuar sepse ajo e ka fituar lavderimin e familjes se saj. Nuk ka gezim me te madh per nje nene sesa femijet e saj te rriten duke e lavderuar ate si burimi i urtesise qe i beri te perendishem.


29 "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

- Ky eshte lavderimi i madh i burrit te saj (v.28) i cili eshte i merituar, ne te cilen ai perdor te njejten fjale “te virtytshme” si ne v.10. Por pse ajo eshte kaq e vecante? Per shkak se ajo e ka dhene jeten e saj per te tjeret. Ajo ka mesuar te mohoje vetveten dhe se me i madhi i te gjithve eshte sherbetori i te gjitheve. Sherbesa e saj eshte familja e saj dhe ata perreth saj. Burri i saj e ndien veten shumë të lumtur për shkak të saj, saqë ai në të gjitha rastet flet mirë për të, si një nga gratë më të mira.


30 Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

- Shenjteria dhe virtyti i vertete marrin respekt dhe dashuri shume me shume se sa hiri dhe bukuria e fytyres dhe trupit. Ajo është me të vërtetë e përshpirtshme dhe, në gjithçka që bën, udhëhiqet dhe drejtohet nga parimet e ndërgjegjes dhe respektit ndaj Perëndisë. Kjo është ajo gjë që këtu është e preferuar më shumë sesa bukuria që është e kotë dhe e rreme. Të gjithë ata që janë të urtë dhe të mirë, e shohin kështu dhe nuk vlerësojnë as veten e tyre e as të tjerët në këtë. Frika e Perëndisë që mbretëron në zemër është bukuria e shpirtit.


31 I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.

- Ata që e lëvdojnë një grua të tillë, thjesht i japin asaj nga fryti i duarve të saj. Ata i japin asaj atë që ajo ka fituar dhe që i takon me meritë. Është e padrejtë nëse nuk i jepet. Ajo korr dobinë e të gjithë përkujdesit që ka treguar ndaj tyre dhe mendon se është shpërblyer mirë. Ajo ua lë vetë veprave të saj që ta lëvdojnë dhe nuk pret aprovimin e njerëzve. Ato që pëlqejnë të dëgjojnë lëvdime për veten, nuk janë aspak gra të virtytshme. Vetë veprat e saj do ta lëvdojnë atë. Nëse familjarët dhe fqinjët bashkërisht do të heshtnin, vetë veprat e saj të mira do të shpallin lëvdimin e saj.


Post a Comment

0 Comments