Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

Të Përfituarit nga Fjala e Perëndisë - nga Puritani Thomas Watson (1620 – 1686)

 


Të përfituarit nga Fjala e Perëndisë

Nga Tomas Uotsën (Thomas Watson)

(1620-1686)


Ky është artikulli i fundit i studimit klasik prej dy pjesësh i mënyrës së duhur se si të lexohet Bibla, Fjala e Shenjtë e Perëndisë. Autori është puritani Watson, pastor dhe mësues i shekullit të shtatëmbëdhjetë.

Pjesa më e madhe e këtij studimi përmban udhëzime se si të lexojmë Biblën.

Në pjesën e parë janë dhënë këto udhëzime:

I. Hiq ato gjëra që do të pengojnë nga përfituarit prej leximit të Shkrimit.

II. Përgatit zemrën për leximin e Fjalës.

III. Lexoje Biblën me respekt.

IV. Lexoji librat e Shkrimit me rradhë.

V. Fito një të kuptuar të duhur të Shkrimit.

VI. Lexoje Fjalën me seriozitet.

VII. Puno që të mbash mend atë që lexon.

VIII. Medito mbi atë që lexon.

IX. Afroju leximit të Shkrimit me zemër të përulur.

X. Besoji fjalës së shkruar.

XI. Ç’moje lart Shkrimin.

XII. Krijo një dashuri të zjarrtë për Fjalën.

Nga kjo pikë e vazhdojmë këtë studim. Zoti iu bekoftë ndërsa lexoni dhe e vëni në zbatim këtë studim.


Si mund ta lexojmë Shkrimin që të përfitojmë sa më shumë shpirtërisht

Do ta mbajë pranë vetes këtë libër dhe do ta lexojë çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve” (Ligji i Përtërirë 17:19).

DIREKTIVA XIII. Lexojeni fjalën me zemër të ndershme. Krishti flet për “zemrat e ndershme” (Lluka 8:15).

PYETJE. “Çfarë do të thotë ta lexosh fjalën me zemër të ndershme?”

PËRGJIGJE 1. Të lexosh me një zemër të gatshme që të njohë të tërë këshillën e Perëndisë. Një zemër të mirë nuk do që t’i fshihet ndonjë e vërtetë, por thotë si Jobi: “tregomë atë që nuk arrij të shikoj” (Jobi 34:32). Kur njerëzit marrin dhe lënë në besim sipas qejfit, do të bëjnë disa gjëra që u kërkon atyre fjala, por nuk do të bëjnë gjërat e tjera. Këto janë zemrat e pashëndetshme dhe nuk përfitojnë nga Shkrimi i Shenjtë. Ata janë si një pacient që pasi doktori i ka dhënë një ilaç të hidhur dhe një shurup, ai pin shurupin, por refuzon ilaçin.

PËRGJIGJE 2. Të lexosh Fjalën me zemër të ndershme do të thotë ta lexosh atë që përmes saj të bëhemi më i mirë. Fjala është mjeti dhe vegla e shenjtërimit dhe e lexojmë jo thjesht për t’u ndriçuar, por që të na shenjtërojë: “Shenjtëroji në të vërtetën tënde” (Gjoni 17:17). Disa shkojnë te Bibla siç dikush shkon te kopshti për të marrë lule, për nocione të bukura. Agustini rrëfen që para se të shpëtohej ai vajti të dëgjonte Ambrosin më shumë për elegancën e fjalimit dhe për nocionet e pazakonta të tij sesa për anën shpirtërore të çeshtjes. Kjo është njësoj si një grua që lyen fytyrën, por lë pas dore shëndetin. Por kjo do të thotë që duhet të kemi një zemër të ndershme, kur vijmë te shkrimet si Namani te ujrat e Jordanit për tu shëruar nga lebroza jonë. “O” thotë shpirti “që kjo shpatë e Frymës të shpojë shkëmbin e zemrës time; që kjo fjalë e bekuar të ketë veti të tillë si uji i xhelozisë, të vrasë dhe të japë fryt ( Shiko Numrat 5:27-28); që mund të vrasë mëkatin tim dhe të më bëjë të frytshëm në hir.”


DIREKTIVA XIV. Mëso t’i zbatosh shkrimet. Merre çdo fjalë sikur të është drejtuar ty. Kur Fjala vetëtin kundër mëkatit, mendo kështu: “Perëndia e ka fjalën për mëkatin tim.” Kur flet për ndonjë detyrë: “Perëndia e ka fjalën për mua.” Shumë veta nuk e marrin shkrimin për vete sikur ai të bënte fjalë vetëm për ato që jetonin në atë kohë kur u shkrua, por nëse doni të përfitoni nga fjala, merre për veten tënde; një ilaç nuk do të bëjë mirë nëse nuk pihet.

Shenjtorët e lashtë e morën fjalën sikur të ishte drejtuar atyre me emër. Kur Mbreti Josia dëgjoi kërcënimet që ishin shkruar në librin e Perëndisë, ai i mori ato për veten e tij: “ai grisi rrobat e tij dhe përuli” shpirtin e tij “para Zotit” ( 2 Mbretërve 22:11,13).

 

DIREKTIVA XV. Vëzhgoni pjesët e fjalës së përmbajnë parime, po ashtu si pjesët që përmbajnë premtime. Parimet përmbajnë detyra brenda tyre, siç venat mbajnë gjakun; premtimet përmbajnë ngushullim në to, siç arteriet mbajnë oksigjenin. Shfrytëzoi parimet për të të udhëzuar ashtu si premtimet për të të ngushulluar. Ata që hedhin syrin e tyre mbi premtimin, duke lënë pas dore urdhërimin, nuk ndërtohen nga Shkrimi, ata janë të dhënë më shumë mbas ngushullimit sesa pas detyrës. Ata ngatërrojnë ngushullimet e tyre, siç Apollo përqafoi dafinën në vend të Dafnit (shokut të tij). Trupi mund të fryhet me ajër si edhe me mish: një njeri mund të mbushet me ngushullim të rremë si edhe ç’mund të mbushet me ngushullim të vërtetë dhe real.


DIREKTIVA XVI. Mendo gjatë mbi pasazhet e shkrimit që kanë shumë material. Bleta ngulet në ato lule ku mund të thithë më shumë nektar. Megjithëse të gjitha pjesët e shkrimit janë të shkëlqyeshme, prapë se prapë disa pjesë të tij mund të kenë theks më të madh; janë më të qarta dhe më pikatëse. Leximi i emrave të fiseve apo i gjenologjive të patriakëve nuk ka të njëjtën rëndësi si besimi dhe “krijesat e reja” (2 Korintasve 5:17). Trego kujdes ndaj magnalia legis, “ gjërat e mëdha të ligjit ” (Osea 8:12). Ata që lexojnë vetëm që të shuajnë kuroizitetin, vetem merren me diçka sesa përfitojnë ndonjë gjë. Dhënia mbas mbretërimit të përkoshëm të Krishtin kam frikë ka dobësuar mbretërimin shpirtëror në zemrat e disa njerëzve.


DIREKTIVA XVII. Krahasoje veten me fjalën. Kontrolloni si Shkrimi dhe zemrat tuaj përputhen, kontrolloni orën tuaj me këtë diell. A janë zemrat tuaja si të thuash një transkriptim dhe pasqyrim i Shkrimit? A është kopjuar fjala në zemrat tuaja? Fjala thërret për përulësi; a nuk jeni vetëm përulur, por i përulur? Fjala thërret për rilindje (Gjoni 3:7); a keni ju firmën dhe gdhendjen e Frymës së Shenjtë mbi ju? A keni një zemër të ndryshuar? Jo vetëm ndryshim moral, por shpirtëror? A ka ndodhur një ndryshim i tillë në ju, sikur një shpirt tjetër të jetonte në trupin tuaj? “të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat” (1 Korintasve 6:11). Fjala thërret për dashuri ndaj shenjtorëve (1 Pjetrit 1:22); a e do hirin atje ku e sheh? A e do hirin si te i varfëri dhe te i pasuri? Birit i pëlqen ta shohë fotografinë e babait të tij, megjithëse nuk është në një kornizë të bukur; a e doni hirin megjithëse i përzierë me dështime, siç duam arin megjithese i përzierë me zgjyrë? Duhet të vëmë përballë njëra tjetrës atë që thotë Fjala me zemrat tona, të shohësh se si përputhen do të jetë një avantazh shumë i madh për ne. Në këtë mënyrë arrijmë të shikojmë pamjen dhe gjendjen e shpirtrave tanë dhe shikojmë çfarë faktesh dhe çërtifikatash kemi për qiellin.


DIREKTIVA XVIII. Trego kujdes të veçantë me ato pjesë të shkrimit që i flasin rastit tënd të veçantë. Vlerësim i madh duhet të tregohet ndaj atyre pjesëve të shkrimit të cilat i flasin në mënyrë të veçantë gjendjes në të cilën ndodhemi. Do të përmend vetëm tre raste: Pikëllim, 2. Braktisje. 3. Mëkat.

RASTI 1. Së pari, Pikëllim.

A e ka shtrënguar zinxhirin tënd Perëndia? Konsulto këto Shkrime: “Në qoftë se ju do ta duroni qortimin, Perëndia do t’ju trajtojë si bij” (Hebrenjëve 12:7; Shikoni gjithashtu Jobi 36:8-9; Ligji i Përtërirë 8:15; 1 Mbretërve 11:39; Psalmi 89:30-33; Hebrenjëve 12:10-11; Psalmi 37:39; Romakëve 8:28; 1 Pjetrit 1:6-7; 2 Kronikasve 33:11-13; Zbulesa 3:19; 2 Korintasve 4:16; Jobi 5:17; Mikea 6:9). “Në këtë mënyrë do të shpagohet padrejtësia e Jakobit, dhe ky do të jetë gjithë fryti i heqjes së mëkatit të tij.” (Isaia 27:9). “Pikëllimi juaj do të kthehet në gëzim.” Francezët kanë një frut që e quajnë uve de spine, “rrushi i ferrës.” Perëndia jep gëzim nga pikëllimi; kjo është manaferra jonë: “Sepse trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të pamasë e të pashoqe të amshueshme lavdie.” Pastruesi i arit e vendos arin e tij mbi ngjyra të zeza: Perëndia vendos në fillim ngjyrën e zezë të pikëllimit dhe pastaj ngjyrën e artë të lavdisë.

RASTI II. Së dyti, Braktisja.

A u ka ndodhur eklipsi ngushullimeve të tua shpirtërore? “Në një shpërthim zemërimi të kam fshehur për një çast fytyrën time, por me një dashuri të përjetshme do të kem dhembshuri për ty, thotë Zoti, Çliruesi yt” (Isaia 54:8. Shiko gjithashtu Vajtimet 3:31-33; Psalmi 106:6,9; 103:9; Marku 15:34; Isaia 8:17; 49:15; 50:10: 54:10; 2 Korintasve 7:6). Dielli mund të mbulohet nga reja, por nuk është zhdukur nga qielli; Perëndia mund ta fshehë fytyrën e Tij, por nuk e ka lënë beslidhjen. “Sepse unë nuk dua të kundërshtoj gjithnjë dhe as të jem i zemëruar përjetë, përndryshe para meje do të ligështoheshin fryma dhe shpirtërat që kam bërë” (Isaia 57:16). Perëndia është si muzikanti, Ai nuk do t’i tendosë telat e utës më shumë se ç’duhet përndryshet ato këputen. “Drita ka dalë për të drejtin” (Psalmi 97:11). Ngushullimi i një shenjtori mund të fshihet si fara në dhe, por më në fund do të shpërthejë në korrje të gëzueshme.

RASTI III. Së treti, Mëkati.

1. A josheni nga epshi? Lexo Galatasve 5:24; Jakobi 1:15; 1 Pjetrit 2:11: “Shumë të dashur, unë ju këshilloj, si të huaj dhe shtegtarë, të hiqni dorë nga lakmitë e mishit, që luftojnë kundër shpirtit.” Mëkati vret përqafimin. “I doli para një grua e veshur si prostitutë dhe dinake. Ai e ndoqi pa mëdyshje, si një ka që shkon në thertore, si një i lidhur në dënimin e budallait deri sa një shigjetë nuk i shpon mëlçinë; ai nxiton si një zog, pa ditur që një lak është ngritur kundër jetës së tij” etj. (Fjalët e Urta 7:10,22,23). “Goja e gruas që shkel kurorën është një gropë e thellë; ai që ka zemëruar Zotin do të bjerë në të.” Shko te ujrat e shenjtores për të shuar zjarrin e epshit.

2. A je nën pushtetin e mosbesimit? Lexo Isaia 26:3: “Mëndjes që pushon te ti, ti i ruan një paqe të përsosur, sepse kjo ka besim te ti.” Z. Bolton flet për një shpirt të trazuar që gjeti shumë ngushullim nga ky pasazh kur ishte i sëmurë në shtrat: “fjala e Zotit është purifikuar me zjarrin. Ai është mburoja e të gjithë atyre që kanë shpresë tek ai” (2 Samuelit 22:31, shikoni gjithashtu Sofonia 3:12; Psalmi 43:22; 55:22; 32:10; Makru 9:23; 1 Pjetrit 5:7). “që kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:15). Mosbesimi është mëkat që e fyen Perëndinë botërisht: “Ai që nuk beson te Perëndia, e ka bërë atë gënjeshtar, sepse nuk i besoi dëshmisë që Perëndia dha për Birin e tij.” Është mëkat që vret shpirtin: “kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të” (Gjoni 3:36). Kështu ndërsa lexon shiko për shkrimet që janë rem acu tangere, “i flasin rastit tënd të veçantë.” Megjithëse e tërë Bibla duhet lexuar, megjithatë ato tekste që i flasin në mënyrë më të drejtpërdrejtë gjendjes tënde, trego kujdes të vendosësh një yll të veçantë mbi to.

 

DIREKTIVA XIX. Kushtoju kujdes të veçantë e shembujve të Shkrimit. Bëji për vete

shembujt e të tjerëve, bëji predikime të gjalla.

1. Vëzhgo shembujt e gjykimit të Perëndisë mbi mëkatarët. Ata janë varur me zinxirë për tmerr. Sa ashpër i ka dënuar Perëndia mendjemëdhenjtë! Nebukadnezari hëngri bar, Herodin e hëngrën krimbat. Çfarë plagësh ka sjellë Perëndia mbi idhujtarët! (Shiko Numrat 25:3-5,9; 1 Mbretërve 14:9-11). Çfarë dëshmie e shpejtë Ai ka qenë kundra gënjeshtarëve (Shiko Veprat e Apostujve 5:5,10). Këto shembuj janë vendosur si shenja në det për ti evituar. (Shiko 1 Korintasvve 10:11; Juda 7).

2. Vëzhgoni shembujt e mëshirës së Perëndisë mbi shenjtorët. Jeremia u ruajt në burgun e nëndheshëm, tre fëmijët në furrën e zjarrtë, Danieli në gropën e luanëve. Këto shembuj janë nxitje për besimin, inkurajime në shenjtëri.


DIREKTIVA XX. Mos u largo nga leximi i Biblës derisa zemrat tuaja të ngrohen. “Nuk do t’i harroj kurrë urdhërimet e tua, sepse me anë të tyre ti më ke dhënë jetën.” (Psalmi 119:93). Lexoje fjalën jo vetëm si histori, por puno që të ndikohesh prej saj. Mos e lër vetëm të të informojë, por të të ndezë zjarrin në zemrën tënde. “"A nuk është fjala ime si zjarri?", thotë Zoti” (Jeremia 23:29). Mo u largo nga fjala derisa mund të thuash si dishepujt që thanë: “Po a nuk na digjej zemra përbrenda?”


DIREKTIVA XXI. Vendose në praktikë atë që lexon. “I zbatoj në praktikë urdhërimet e tua” (Psalmi 119:166). Studeni i fizikës nuk kënaqet duke lexuar për një sistem apo trup fizik, por ai e praktikon fizikën: Gjaku i jetës së besimit është praktika. Kështu te teksti që thotë: “do ta lexojë” librin e ligjit “çdo ditë të jetës së tij, që të mësojë të ketë frikë nga Zoti, Perëndia i tij, dhe të zbatojë në praktikë të gjitha fjalët e këtij ligji dhe të këtyre statuteve” (Ligji i Përtërirë 17:19). Të krishterët duhet të jenë Bibla që ecin. Xenophan tha: “Shumë i lexojnë ligjet e Lycurgus, por pak i zbatojnë ato.” Fjala e shkruar nuk është vetëm rregull i diturisë, por edhe rregulli i bindjes. Davidi e quan Fjalën e Perëndisë “një llampë në këmbën e tij” (Psalmi 119:105). Nuk ishte vetëm dritë për sytë për të parë, por edhe për këmbët që të ecnin me anë të saj. Me anë të praktikës shesim talentin e njohurisë dhe e kthejmë në përfitim. Kjo është mënyra e bekuar e leximit të shkrimit, kur i mbathim nga mëkatet që fjala i ndalon dhe përshihemi në detyrat që na urdhëron. Leximi pa praktikimin do të jetë veçse një pishtar që do tu ndriçojë njerëzve rrugën drejt ferrit.


DIREKTIVA XXII. Vëje në zbatim shërbimin profetik të Krishtit. Ai është “Luani i fisit të Judës, Rrënja e Davidit, fitoi të hapë librin dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij” (Zbulesa 2:2). Krishti mëson ashtu siç ngjall. “Unë jam drita e botës; kush më ndjek nuk do të ecë në errësirë, por do të ketë dritën e jetës” (Gjoni 8:12). Folozofi thotë që “Drita dhe nxehtësia shkojnë së bashku.” Në këtë rast është e vërtetë: Atje ku vjen Krishti në shpirt me dritën e tij, vjen bashkë me të nxhetësia e jetës shpirtërore. Krishti na jep shijen e fjalës. “Nuk jam larguar nga dekretet e tua, sepse ti vetë më ke mësuar. Sa të ëmbla janë fjalët e tua në gojën time! Janë më të ëmbla se mjalti në gojën time.” (Psalmi 119:102,103). Është një gjë ta lexosh një premtim, një gjë tjetër ta “shijosh” atë. Ata që duan të përfitojnë nga Shkrimi le të marrin Krishtin si mësuesin e tyre. “Atëherë ua hapi mendjen, që të kuptonin Shkrimet.” (Lluka 24:45). Krishti jo vetëm hapi shkrimet, por “hapi mendjen” e tyre.


DIREKTIVA XXIII. Gjeje shpesh rrugën për te pragu i shenjtores. (Ideja është të jesh sa më i rregullt për të shkuar në kishë për të dëgjuar Fjalën e Perëndisë). Jepu në mënyrë të zellshme ndaj dëgjimit të Fjalës: “Lum ai njeri që më dëgjon, duke u gdhirë çdo ditë te portat e mia dhe duke ruajtur shtalkat e portave të mia” (Fjalët e Urta 8:34). Drejtuesit (ata që kryesisht predikojnë apo njohin fjalën) janë interpretuesit e Perëndisë; është detyra e tyre të shpjegojnë dhe hedhin dritë mbi pjesë e vështira të shkrimit. Lexojmë nga veprat e tyre në mënyrë që të zgjerojmë dhe të hedhim dritë mbi pasazhe të vështira. Ne lexojmë për: “bori dhe enë boshe me nga një pishtar brenda” (Gjyqtarët 7:16). Drejtuesit janë enë “tokësore” (2 Korintasve 4:7). Por këto enë kanë pishtarë brenda tyre për të ndriçuar shpirtrat që janë në

errësirë.


DIREKTIVA XXIV. Lutju Perëndisë që të të bëjë të përfitosh. “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të mëson për të mirën tënde” (Isaia 48:17). Lutu vazhdimisht si Davidi: “Hapi sytë e mi dhe unë do të sodit mrekullitë e ligjit tënd” (Psalmi 119:18). Lutu që Perëndia do të heqë velin mbi shkrimin, që mund ta besosh atë. Lutu që Perëndia do të japë jo vetëm Fjalën e Tij si rregull të shenjtërisë, por edhe hirin e Tij si parim të shenjtërisë. Kërko ndihmën e Frymës së Shenjtë: “Ke dhënë Frymën tënde të mirë për t’i mësuar” (Nehemia 9:20). Megjithëse anija ka busull për të udhëtuar dhe litarët, megjithatë pa erën e fortë nuk mund të udhëtojë. Megjithëse kemi fjalën e shkruar si busull dhe i vëmë në përdorim litarët, megjithatë pa Frymën e Shenjtë që të fryjë mbi ne, nuk mund të udhëtojmë me dobi. Kur i plotfuqishmi është si “vesa” për ne atëherë “rritemi si zambakë” dhe “bukuria jonë është si pemë ulliri” (Osea 14:5,6). Kërko vajosjen e Frymës së Shenjtë (Shiko 1 Gjoni 2:20). Dikush mund të shohë akrepat e orës, por ai nuk do të thotë sesi do të jetë dita nëse dielli nuk ndriçon: ne mund të lexojmë shumë të vërteta në Bibël, por nuk mund t’i njohim që të sjellin shpëtim nëse nuk ndriçon mbi shpirtrat tonë Fryma e Shenjtë (Shiko 2 Korintasve 4:16). Fryma është “Fryma e diturisë dhe e zbulesës” (Efesinëve 1:17). Kur Filipi hypi në karrocën e Eunukut, atëherë ai e kuptoi shkrimin (Shiko Veprat e Apostujve 8:29-35). Kur Fryma e Perëndisë bashkohet me Fjalën atëherë do të jetë fjala do të jetë efektshme për shpëtim. Nëse vëzhgohen këto direktiva, fjala e shkruar do të jetë “fjalë e shartuar” përmes bekimit të Perëndisë (Jakobi 1:21). Një kalem i mirë shartuar në një trung të keq ndryshon natyrën dhe e bën atë që të japë frut të embël dhe me bollëk; po kështu kur fjala e shartuar me shpëtim në zemrat e njerëzve i shenjtëron ata dhe i bën ata të japin “frytet e drejtësisë” (Filipianëve 1:11). Kështu i jam përgjigjur pyetjes: Si mund ta lexojmë Biblën që të përfitojmë sa më shumë nga ana shpirtërore.


Do ta mbyll me dy rrjedhime:

1. Mos u kënaq me leximin sipërfaqësor të Biblës, por puno që të kesh përftim dhe dobi shpirtërore. Transkiptoje fjalën në zemrën tënde: “Ligji i Perëndisë të tij është në zemrën e tij.” Psalmi 37:31. Kurrë mos u largo derisa të asimilohesh nga Fjala. Ata të krishterë që përfitojnë nga leximi i librit të Perëndisë janë të krishterët më të mirë të gjallë; ata i përgjigjen kostos së Perëndisë, ata e bëjnë besimin të besueshëm, ata shpëtojnë shpirtrat e tyre.

2. Ju që keni përfituar nga leximi i Shkrimit të Shenjtë adhuroni hirin e veçantë të Perëndisë. Bekoni Perëndinë që Ai ka sjellë te ju jo vetëm dritën, por të ka hapur sytë ta shohësh atë; që ai ka hapur thesarin e Tij të fshehur dhe të ka pasuruar me njohuri shpëtuese. Disa humbasin duke mos e patur shkrimin dhe të tjerë duke mos e zbatuar atë. Që Perëndia të kalojë përmes milonave në botë dhe shorti i dashurisë së tij zgjedhëse të bjerë mbi mua; që shkrimi si kolona e resë që të bëjë errësirë për të tjerët, por dritë për ty; që për të tjerët të jetë një “shkronjë e vdekur,” por ju keni “aromën e jetës”; që jo vetëm që të të zbulohet ty, por në ty (Shiko Galatasve 1:16); sa do doje të ishe në një ekstazë të shenjtë habie dhe të dëshiroje që të kishe zemrat e Serafinëve duke u djegur nga dashuria për Perëndinë dhe të kishe zërat e engjëjve që të bëje të këndonin qiejtë me lavdërime për Perëndinë!


KUNDËRSHTIM. Por disa nga njerëzit e shenjtë mund të thonë që kanë frikë që ata nuk përfitojnë nga fjala që lexojnë.

PËRGJIGJE. Ashtu si te trupi kur ka lipothemi apo “mosfunksionim të pjesëve vitale,” merren ilaçe; kështu që le tu jap ca ilaçe kryesore për ata që pothuajse po u bie të fikët nga frika e mos përfitimit.

1. Ju mund të përfitoni nga Fjala megjithese jo sa të tjerët. Toka që prodhoi por prodhoi tridhjetëfish ishte “tokë e mirë” (Mateu 13:8). Mos thoni që nuk përfitoni sepse nuk je në ekuipazh me shenjtorët e tjerë të shquar: ata cilësoheshin njerëz të fortë midis të denjëve si Davidi megjithëse ata nuk e arritën nderin e tre të parëve (Shiko 2 Samuelit 23:19,22,23).

2. Ju mund të përfitoni nga leximi i Fjalës megjithëse nuk jeni aq i shpejtë për t’i kapur gjërat. Disa e shohin veten që nuk përfitojnë sepse janë të ngadaltë në të kuptuar. Kur Shpëtimtari ynë i bekuar paratha vuajtjet e Tij, vetë apostujt “nuk i kuptuan këto fjalë; ato ishin të fshehta” (Lluka 9:45). Autori i Hebrenjëve flet për disa që ishin “rënduar nga veshët” (Hebrenjëve 5:11); megjithatë ata i përkisnin të zgjedhurve. Ata që ka gjykim më të dobët mund të kenë dashuri më të madhe. Lea ishte delikate, megjithate e frytshme. Një i krishterë nga ana intelektuale mund të mos jetë aq i shpejtë dhe që i kap gjërat shpejt, megjithatë ajo pak njohuri që ai ka e mban atë nga mëkati; si një njeri që ka shikim të dobët, por që e ruan atë që të mos bjerë në ujë.

3. Ju mund të përfitoni nga leximi i Shkrimit, megjithëse nuk ke aq kujtesë të shkëlqyeshme. Shumë ankohen që kanë kujtesë të dobët. I krishterë, a je i trishtuar që nuk mund të mbash mend më shumë? Atëherë për ngushullimin tënd,

(1.) Ti mund të kesh një zemër të mirë, megjithëse ti nuk ke kujtesë aq të mirë,

(2.) Megjithëse nuk mban mend gjithka që lexon, megjithatë mban mend atë që më e madhja dhe atë që është më e nevojshmja. Të paktën ne nuk hamë nga çdo lloj gjelle, por marrim mjaftueshëm sa na ushqen. Është njëlloj me të krishterin siç është me llambën. Megjithëse llamba mund të mos jetë plot me vaj, megjithatë ka aq vaj sa e bën llambën të bëjë dritë: megjithëse kujtesa jote mund të mos jetë me plot vargje, megjithatë ke aq mjaftueshëm sa e bën dashurinë tënde të digjet për Perëndinë. Kështu që merr zemër; ti përfiton nga ato që lexon dhe kushtoi vëmendje këtij vargu inkurajues: “Ngushëlluesi, Fryma e Shenjtë, që Ati do ta dërgojë në emrin tim, do t’ju mësojë çdo gjë dhe do t’ju kujtojë të gjitha këto që ju thashë” (Gjoni 14:26).


Të gjitha të drejtat të Rezervuara.

Post a Comment

0 Comments