Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

BESORJA E NIKESË – E KONSTANTINOPOJËS

Unë besoj në një Perëndi,
Ati i gjithëpushtetshëm,
Krijuesi i qiellit dhe i tokës,
dhe i të gjitha gjërave të dukshme dhe të padukshme.
Dhe në një Zot Jezu Krisht,
Biri i vetëmlindur i Perëndisë,
lindur nga i Ati përpara të gjitha botëve,
Perëndi prej Perëndie, Dritë prej Drite,
Perëndi i vërtetë prej Perëndie të vërtetë,
i lindur, jo i bërë,
i të njëjtës substancë me Atin;
me anë të të cilit të gjitha gjëra u bënë;
i cili, për ne njerëzit dhe për shpëtimin tonë,
zbriti nga qielli,
dhe u mishërua nëpërmjet Frymës së Shenjtë
nga Virgjëresha Mari,
dhe u bë njeri;
dhe gjithashtu u kryqëzua për ne nën Pontc Pilatin;
vuajti dhe u varros;
dhe në ditën e tretë u ngjall përsëri,
sipas Shkrimeve;
dhe u ngjit në qiell,
dhe rri në të djathtën e Atit;
dhe do të vijë përsëri, me lavdi,
për të gjykuar të gjallët dhe të vdekurit;
mbretëria e të cilit nuk do të ketë mbarim.
Dhe unë besoj në Frymën e Shenjtë, Zotin dhe Dhuruesin e jetës;
i cili rrjedh nga Ati dhe Biri;
i cili adhurohet dhe lavdërohet bashkë me Atin dhe Birin;
i cili foli me anë të profetëve.
Dhe unë besoj në një kishë të shenjtë, të përgjithshme 1 dhe apostolike.
Unë pranoj një pagëzim për faljen e mëkateve;
dhe pres ringjalljen e të vdekurve, dhe jetën në botën që do të vijë.
Amen.

Post a Comment

0 Comments