Më të Fundit

10/recent/ticker-posts

Rreth Faqes



Rreth Kësaj Faqe

Kjo faqe është synuar kryesisht për të siguruar burime falas për besimtarët shqiptarë, për të pajisur shenjtorët me krishterimin biblik, besimin e krishterë historik, sipas Fjalës së Perëndisë. Shpresoj qe kjo faqe do të jetë e dobishme për studim pastoral, familjar ose privat, dhe për shkak se përmbajtja është komplet falas, mund të përdoret lirisht nga besimtarët, pastorët dhe misionarët, me kushtin e vetëm që të citohet burimi, pra, adresa e faqes: www.krishterimibiblik.com

www.KrishterimiBiblik.com është një shërbesë në Internet me këto qëllime:

1) Të shpallë, të paraqesë dhe të mbrojë Krishtërimin e vërtetë sipas Biblës, te pajisë të krishterët në të vërtetën duke përkthyer artikujt më të mirë nga predikuesit dhe autorët e së shkuarës dhe të kohëve të sotme. Kjo bëhet me shpresën që kisha do të përqafojë, dhe të rikuperojë ungjillin dhe doktrinat e vërteta biblike. Që ajo të vazhdojë të reformojë mendimet e saja në mënyrë që të jetë më nderuese ndaj Perëndisë dhe konsistente me Fjalën e Tij. Të deklarojë të gjithë këshillën e plotë të Perëndisë dhe jo vetëm aspektet me të cilat jemi rehat, që ungjilli do të transformojë të gjitha fushat e jetës sonë. Të theksojë doktrinat e rëndësishme që kanë humbur ose që janë mënjanuar me besimin që do të na ndihmojë në një nga detyrat më urgjente që kanë ungjllorët sot - Rikuperimin e Ungjillit.

2) Të ekspozojë cdo mësim dhe cdo lëvijze që nuk është biblike, që nuk është nga Perëndia por ka ardhur nga njeriu dhe i jep lavdi njeriut.

3) Ti sjellë lavdi Perëndisë duke theksuar Shkrimet, dhe duke u fokusuar te Krishti,

Qëndrimi teologjik i kësaj faqeje duhet të jetë i qartë për çdo lexues. Një i tillë shpejt do të zbulojë se faqja i përkat shkollës teologjike ungjillore historike. Ajo mban fort dallimet doktrinale të Reformatorëve. Ajo afirmon Pesë Solat e Reformacionit (Sola Scriptura, Solus Christus, Sola Gratia, Sola Fide, Soli Deo Gloria) dhe Doktrinat e Hirit (Mëkatshmëria e Plotë e Njeriut, Zgjedhja Sovrane dhe e Pakushtëzuar e Perëndisë për shpëtim, Shlyerja Specifike e Krishtit për Popullin e Tij, Hiri i Parezistueshëm dhe Efektiv i Perëndisë në Shpëtimin e Mëkatarëve dhe Këmbëngulja e Shenjtorëve në Besim.)

Faqja është përpjekur që nga hiri i Zotit dhe ndërmjetësimet tuaja të vazhdueshme, të jetë sa më besnike ndaj Shkrimeve, të shpallë të vërtetat biblike dhe të ekspozojë mësimet jo biblike sot në kishë. Ajo është përpjekur ta bazojë çdo deklaratë (dhe pikëpamje) me autoritetin e të gjithë këshillës së plotë të Shkrimit.

Le të kërkojmë thellësisht Shkrimet së bashku dhe të lutemi duke u varur më shumë në to dhe duke u rritur më shumë në zell. Le të mos mjaftohemi me vetëm duke gërvishtur sipërfaqen e Shkrimit të Shenjtë dhe si rrjedhim të dimë shumë pak nga mos gërmimi në thesaret e tij të fshehura. Lutem që kjo shërbesë do të jetë vepruese, burim jetësor për të inkurajuar komunitetin e lexuesve që të kërkojë fytyrën e Perëndisë dhe të gërmojë më thellë në Fjalën e Tij dhe që Fryma do të na hapë sytë ndaj të vërtetave të Fjalës së Tij.

Mosnjohja e përmbajtjeve të Shkrimit dhe mosfokusimi te Krishti është rrënja dhe themeli i çdo gabimi. Por Zoti e përdortë këtë faqe për të hequr disa kokrriza mosdije, dhe për të hedhur pak dritë në Fjalën e çmuar të Tij.

Këtu përfundoj këtë hyrje të shkurtër për këtë faqe duke qënë i vetëdijshëm edhe për mangësitë e saj. Zoti e përdortë atë për vetë lavdinë e Tij dhe për shpëtimin dhe bekimin e shumë shpirtërave. Amen.


Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj


Dicka rreth autorit:
Autori i kësaj faqeje është një mëkatar mjeran, një zero absolute, një krimb në sipërfaqen e tokës, plot të meta, i shpëtuar vetëm nga Hiri i madh i Perëndisë në Krishtin Jezus. Dëshira e tij është të mësojë të vërtetën biblike, që shpesh mund të jetë jo e pëlqyeshme, dhe të shpallë Ungjillin e vërtetë biblik të Perëndisë mëkatarëve. Ai dëshiron që kisha të rikthehet te Bibla, te shtigjet e vjetra dhe mënyrat e vjetra, sepse vetëm në këtë mënyrë, Perëndia do të përlëvdohet më shumë, dhe mbretëria e Tij do zgjerohet më shumë, dhe fuqia e Perëndisë do derdhet mbi kishën, e cila më pas do ndikojë shoqërinë dhe vendin.


Shumë koncepte nga www.monergism.com

Post a Comment

0 Comments